Luarba Halili
Perspektiva ime per te ardhmen eshte padyshim profesioni i infermieres, ne te cilin e shoh veten time. Jo me kot bera kete zgjedhje dhe pikerisht tek "Medikadent", sepse jam e sigurt, qe fale mesimdhenies se shkelqyer dhe stafit te perkushtuar, e ardhmja ime profesionale eshte e garantuar.

MISIONI DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TE STUDIMIT BACHELOR FIZIOTERAPI
I. Misioni i ketij programi eshte përgatitja e specialisteve te fizioterapise, me njohurite dhe aftesite e nevojshme profesionale teoritike dhe praktike, të aftë të punojnë në sektorin e rehabilitimit, ne perputhje me standartet bashkekohore te fushes.
Programi i studimit universitar Bachelor në Fizioterapi, ka si synimin t’u ofrojë studentëve gjatë vitit të parë akademik njohuri të përgjithshme, të mbështetura në lëndë të formimit bazë të përgjithshëm mjekësor, si dhe të realizojë gjatë 2 viteve të tjera akademike, thellimin e njohurive që përkojnë me profilin e diplomës në disiplinat specifike për programin.
Ky program studimi ka për qëllim edhe promovimin e profesionit të fizioterapeutit, si profesion qe duhet zgjedhur nga te rinjte ne kuader edhe te zhvillimit te metejshem te turizmit ne vendin tone. Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike.
II. Nder objektivat e ketij program studimi rendisim:
Marrja e njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore biomjekesore, shkencat humane dhe sociale dhe ato profesionale klinike te fizioterapise, per pervetesimin e dijeve profesionale fizioterapeutike.
Fitimi i aftesive te duhura per kryerjen e aktiviteteve ne menyre autonome nepermjet nderhyrjeve per parandalim, kurim dhe reabilitim te zonave motore, funksioneve kortikale superiore dhe viscerale me pasoja nga patologji te ndryshme te lindura dhe te fituara.
III. I diplomuari ne perfundim te studimeve do te jete i afte te:
Perpunoje programin e tij rehabilitativ ne kuadrin e nje ekipi multidisiplinor me qellim individualizimin dhe plotesimin e nevojave shendetesore te invalideve duke praktikuar ne pavaresi te plote aktivitetet terapeutike per riedukim funksional te invalideve motore, psikomotore dhe konjuktive, duke perdorur terapi fizike, manuale, masoterapeutike dhe ergoterapeutike.
Ushtroje profesionin ne menyre etike duke u bazuar ne parimet baze te kodit profesional.
Kontribuoje ne menyre aktive ne shoqeri duke i konfirmuar vlerat dhe normat e politikave shendetesore.
Zhvilloje kreativitetin e tij duke qene inovativ ne punen e tij dhe perdorimin e njohurive.
Modifikoje aktivitetet terapeutike te ushtruara me qellim arritjen e objektivave te rekuperimit funksional.
Edukoje pacientin per menyren e pershtatjes dhe perdorimit te protezave dhe aksesoreve te tjere duke verifikuar dhe efikasitetin e tyre.
