Aida lika

Vazhdoj degen  e Infermierise, se me pelqen te jem human. Duke pare pergatitjen profesionale te brezave te meparshem, kuptova vlerat e vecanta te Universitetit "Medikadent", ne te cilin une studioj.

MISIONI DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TE STUDIMIT BACHELOR LABORANT MJEKWSOR (klinik – biokimik – mikrobiologjik)

 

I. Misioni i ketij programi  studimi eshte përgatitja e specialisteve LABORANT MJEKESOR ( klinik-biokimik – mikrobiologjik), me njohurite dhe aftesite e nevojshme profesionale teoritike dhe praktike, të aftë të punojnë në sektorin e Laboratorit mjekesor ( klinik-biokimik – mikrobiologjik, ne perputhje me standartet bashkekohore te fushes. Ata do te jene përgjegjës në realizimin e detyrave dhe kompetencave në mënyrë individuale dhe në punë në grup.  

Programi i studimit universitar Bachelor në LABORANT MJEKESOR ( klinik-biokimik – mikrobiologjik), ka si synimin t’u ofrojë studentëve gjatë vitit të parë akademik njohuri të përgjithshme, të mbështetura në lëndë të formimit bazë të përgjithshëm mjekësor, si dhe të realizojë gjatë 2 viteve të tjera akademike, thellimin e njohurive që përkojnë me profilin e diplomës në disiplinat specifike për programin.

Ky program studimi ka për qëllim edhe promovimin e profesionit të Laborantit mjekesor tеk te rinjte, si nje profesion  me autonomi profesionale ne veprimtari të drejpërdrejta për parandalimin, në kurimin, në mbrojtjen e shëndetit individual dhe kolektiv, duke kryer funksionet e përcaktuara nga profili profesional relativ dhe nga kodi deontologjik dhe  duke përdorur metodologjitë bashkëkohore për realizimin e objektivave në arritjen cilësore të analizave të kryera në fushën e Laboratorit Klinik – Biokimik – Mikrobiologjik 

Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike.

operatorë. 

 

II. Nder objektivat e ketij program studimi rendisim:

Marrja e njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore biomjekesore, shkencat humane dhe sociale dhe ato profesionale te profilit te Laboratorit Mjekesor, per pervetesimin e dijeve profesionale ne egzaminimet klinike – biokimike – mikrobiologjike.

Fitimi i aftesive te duhura per kryerjen e aktiviteteve ne menyre autonome nepermjet nderhyrjeve per parandalim, kurim dhe reabilitim te zonave motore, funksioneve kortikale superiore dhe viscerale me pasoja nga patologji te ndryshme te lindra dhe te fituara. 

 

III. Tw diplomuarit LABORANT MJEKESOR ne perfundim te studimeve do te jene tw afte  te:

Njohin  dhe të përdorin me zotësi tekonologjinë e aparaturave bashkëkohore në fushën e Laboratorit mjekesor ( klinik-biokimik – mikrobiologjik) e ta mirëmbajnë atë.

Në kryerjen e analizave kliniko- biokimike e mikrobiologjike, imunologjike, histopatologjike e genetike me cilësi të lartë në bashkëpunim me mjekët specialiswt.

Marrin pjesë në identifikimin e nevojave shëndetësore të individit dhe të komunitetit;

Identifikojnë nevojat në Shëndet Publik e Mjekësi  për bërjen e analizave kliniko-Biokimike e Mikrobiologjike në parandalimin e sëmundshmërisë si individ dhe në komunitet, si dhe në kurimin e tyre, sipas nozologjive të ndryshme. 

Planifikojnë, drejtojnë, vlerësojnë situatat e ndryshme epidemiologjike dhe sëmundhshmërinë dominante për të bërë ndërhyrjet e duhura në kryerjen e analizave të domosdoshme laboratorike për situatën e krijuar tek individi apo në komunitet.  

Garantojnë cilësinë e rezultateve të analizave kliniko – Biokimike e Mikrobiologjike. 

Veprojnë si individualisht ashtu edhe në bashkëpunim me të tjerë operatorë shëndetësorë  duke përfituar, aty ku duhet, nga puna e personelit mbështetës;

Ndihmojnë në krijimin e personelit mbështetës dhe bashkëpunojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e profilit të tyre profesional dhe në kërkimet shkencore.

Ushtrojne profesionin ne menyre etike duke u bazuar ne parimet baze te kodit profesional.

Kontribuojne ne menyre aktive ne shoqeri duke i konfirmuar vlerat dhe normat e politikave shendetesore.

Kryejnë aktivitetin e tyre në struktura shëndetësore, publike ose private, në spital, në terren dhe në ndihmën në shtëpi, të varur ose të pavarur.