Logopedia dhe Logopedet

Rendesia e formimit te Logopedeve - Spiro Saqellari

 

   Logopedet jane specialiste para-klinike qe merren me vleresimin dhe trajtimin e vonesave dhe crregullimeve te gjuhes, te te folurit, zerit dhe komunikimit. Gjithashtu, sidomos per kushtet e vendit tone, nje rol te rendesishem ata duhet te luajne edhe ne ndergjegjesimin e popullates per problemet e mesiperme e sidomos per çrregullime tё spektrit autik.

   Ata punojne neper qendra mediko-edukative ( psiko-edukative) apo ne kabinete private por, ne cdo rast, ne udheheqje te pedopsikiatrit, neuropediatrit, pediatrit te zhvillimit dhe ne bashkepunim me specialiste te tjere si psikologe, edukatore zhvillimi, psikomotriciene,  punonjes social dhe mesues.

   Me ane te testeve te ndryshme ata vleresojne zhvillimin gjuhesor te femijes, zbulojne shkaqet pse ky zhvillim eshte stopuar apo turbulluar dhe sipas rastit, ndertojne nje strategji nderhyrese e cila synon permiresimin e komunikimit te femijes dhe nepermjet tij gjuhes dhe te folurit te tij.

   Seancat qe zhvillon logopedisti me femijen quhen terapi pasi ne to trajtimi psikologjik dhe logopedik dominon ate pedagogjik. Sipas veçorive te problemeve qe trajtohen terapite zhvillohen individualisht ose ne grup. Dhe shpeshtesia e kohezgjatja e tyre varet nga problemi, mosha e femijes, bashkepunimi me prindin etj.

   Logopedi ka nje rol te veçante ne aftesimin e prindit se pari, per te kuptuar situaten, dhe me pas, ne aftesimin e femijes per tu shprehur me ane te gjuhes. Prindi nuk e ndihmon femijen e tij si specialist. S’ka se si! Dhe, do te ishte gabim  i madhe te kerkonim diçka te tille. Por ai ndihmon shume vetem duke bere prindin, e vemendshem tani, qe nxit me mase e karar, apo hap oreksin e femijes per te folur. Dhe te mos harrojme qe ndihma e prindit, ne keto raste, eshte edhe vendimtare. Ne nuk e mesojme prindin si te jete i tille. Por si te komunikoje me kete femije te veçante ne menyre qe dhe ai te filloje dhe perdore fjalet per te komunikuar.

   Logopedet mund t’i takoni neper qendra te ndryshme mediko-edukative apo kabinete private. Tek ata duhet te drejtoheni ne cdo moment qe iu duket se femija, edhe pse foshnje, nuk reagon karshi tingujve apo kur fjala e pare po vonohet; fjalite e para gjithashtu; kur vini re se nuk shqipton tinguj te veçante e vazhdon te flase si bebe; apo kur nuk ju kupton kur i flisni dhe  perdor akoma xhestet per tu shprehur. Por logopedin duhet ta takoni edhe kur femija ka probleme me zerin, apo pas nderhyrjes se nje kirurgu ORL ne aparatin e te folurit. Logopedi trajton gjithashtu edhe çrregullimet e gjuhes se shkruar. Tek ai duhet te shkojne edhe te rriturit qe paraqesin probleme ne te kuptuar, te shprehur apo ze.

   Logopedet pergatiten ne shkolla te larta, ne degen e logopedise e cila sot mundesohet prane universitetit Medikadent, nisёm kjo qё vlen tё pergёzohet pёr vete nevojen e formimit te tyre nё Shqiperi.

   Logopedia eshte nje shkence relativisht e re. Ajo ka lindur si nevoje e pediatrise se zhvillimit, psikiatrise dhe psikologjise per trajtimet e problemeve te gjuhes.

   Fillimet, logopedia i ka ne vitet 1828 dhe pikerisht mjeku francez Marc Colomba ben hapat e para te cilat u kufizuan vetem me trajtimin e belbezimit. Me vone, ne fillimet e shekullit XX ne nje spital te Frances, mjeku kirurg J.P. Veau i kerkon Znj. Suzanne Borel-Maisonny te vezhgoje  dhe punoje me femijet me defekt te lindur tek buzet dhe  qiellza, te cilet i ishin nenshtruar nje nderyrjeje kirurgjikale dhe ishte vene re se ata nuk shqiptonin mire tingujt kur flisnin. Keshtu filluan riedukimet logopedike te cilat u shtrine edhe ne çrregullime te tjera te gjuhes dhe te te folurit. Lindja dhe zhvillimi i logopedise i dedikohet Znj. Borel-Maisonny, ne gjysmen e pare te shekullit XX. Ajo perdori dijet e saj dhe eksperiencen klinike per te shpikur metoda klinike, pedagogjike dhe logopedike per te folurin dhe te shkruarin. Studentet e pare, te diplomuar ne France, kane dale ne vitin 1955, gjithmone me inisiativen dhe kujdesin e zonjes ne fjale.

   Megjithe moshen e saj te re logopedia eshte sot nje disipline mjaft e perhapur ne bote. Per vete objektin e saj qe trajton, ajo ze nje vend te rendesishem ne trajtimet psiko-edukative qe behen neper qendra te ndryshme te specializuara, spitale dhe kabinete private. Ne vende te ndryshme, mund te kete nuanca te ndryshme ne klasifikimin e emertimeve te çrregullimeve e vonesave te ndryshme, dhe se ku vihet me shume theksi ne trajtimet logopedike: ne teknika apo mbeshtetje, por te gjitha synojne ne nje pike: problemet e gjuhes, te te folurit, zerit dhe komunikimit. Ne vendet e zhvilluara asaj i eshte dhene vendi qe meriton dhe shteti subvencionon nje perqindje te konsiderueshme te trajtimeve logopedike.

   Ne Shqiperi kemi shpresё qe logopedia do te zёrё vendin qё i takon nё trajtimin e fёmijёve, sigurisht me mbeshtetjen dhe me ndihmёn e strukturave shtetёrore e veçanerisht tё Fondacionit te Femijeve Shqiptare, drejtuar nga Znj.Berisha.