Leonora Vladi

Mençuria nuk lind por fitohet ne jetë.
Eksperienca më e bukur  përjetohet tek ne
Dijet më të vlefshme merren per jetën
Informacionet  më të plota në lidhje me Infermierine
Konkurente me shkollat e tjera
Arsimim  nga nje staf  i kualifikuar mjekesh
Dituri e mare me mund
Entuziazëm në realizimin e praktikave spitalore
Ndergjegjshmeri ne profesion
Talente që perfeksionohen tek ne





 

MISIONI DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TE STUDIMIT BACHELOR LOGOPEDI

 

Misioni i ketij programi eshte përgatitja e specialisteve logopede, e cila pёrgatit specialistё per trajtimin e tё folurit tek femijёt qё nuk flasin, flasin me vonesё, shqiptojnё keq tingujt, si dhe problemet e komunikimit tek femijёt me autizёm, prapambetje mendore etj.

 Logopedisti gjithashtu merret edhe me çështje që kanë të bëjnë me parandalimin e problemeve (crregullime/vonesa) të gjuhës, të të folurit, të komunikimit dhe të zërit. Këto çrregullime mund të jenë specifike gjuhёsore, të shoqëruara apo pasoja të crregullimeve të tjera. 

 Në cdo moshë komunikimi mund të ketë probleme. Që nga foshnja që nuk arrin të zhvillojë gjuhën deri tek të moshuarit, logopedisti pra, trajton problemet që thamë më lart. 

Ai ndërhyn gjithashtu tek fëmija që nuk mëson dot të lexojë dhe të shkruajë gjuhën e të manipulojë me numurat. 

Logopedisti vlerëson natyrën, shtrirjen dhe intensitetin e problemit dhe kërkon faktorët përgjegjës. (psikologjik, neurologjik, afektivë, socialë dhe familiarë).

 Për këtë qëllim logopedisti, specialisti i trajtimeve logopedike, zgjedh aktet dhe teknikat të cilat i duken më të përshtatshme për patologjinë dhe individualitetin e cdo subjekti që trajton. 

 Me anë të provave specifike dhe një vëzhgimi klinik logopedisti realizon vlerësimin, një bilanc logopedik pra, të gjëndjes së të gjitha funksioneve dhe të të gjitha aspekteve të lidhura me problemet dhe aftesite e komunikimit të femijes duke llogaritur nevojat dhe karakteristikat e ambientit psiko-social si dhe trajtimin e këtyre problemeve. Kete e realizon duke duke bere rolin e vëzhguesit, zbuluesit, ndërmjetësit dhe terapistit, në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e tjerë.