Aida lika

Vazhdoj degen  e Infermierise, se me pelqen te jem human. Duke pare pergatitjen profesionale te brezave te meparshem, kuptova vlerat e vecanta te Universitetit "Medikadent", ne te cilin une studioj.

PROCEDURA E TRANSFERIMIT TE STUDIMEVE NE CIKLIN E PARE, PRANE UNIVERSITETIT MEDIKADENT

 

Në Universitetin MEDIKADENT pranohen në vite të ndërmjetme kandidatë që vijnë nga shkolla të larta të tjera, por që kanë ndjekur të njëjtën degë me atë në të cilën duan të transferohen.

 

Pranohen per t`u transferuar ne UNIVERSITETIN MEDIKADENT

shtetasit shqiptare ose te huaj, qe:

Vertetojne me dokumente zyrtare transferimin nga nje shkolle universitare publike, ose jopublike qe ushtron veprimtarine e saj ne Shqiperi, ose jashte shtetit.

Pranojne pagimin e tarifes se caktuar mujore ose vjetore.

Transferimi i studimeve nga Institucionet Publike dhe Private te Arsimit te Larte ne Universitetin  MEDIKADENT dhe anasjellas, behet sipas kritereve te

percaktuara ne statutin e institucionit dhe rregulloren e njesise kryesore ku behet transferimi i studimeve.

Viti në të cilin ata rregjistrohen varet nga programi i ndjekur në këto degë dhe nga ngjashmëria e tij me programin që aplikohet në Universitetin “MEDIKADENT”.

Dokumentat që nevojiten për transferim, kalojnë në Komisionin e Ekuivalentimit të programeve të ngritur nga Dekani i Fakultetit përkatës, në bazë të rregullores së fakultetit.

 

Perzgjedhja e kandidateve behet nga ky Komision i ngritur posacerisht, mbeshtetur ne dokumentacionin e paraqitur si dhe nepermjet intervistes.