Vilma Marku

Endrra ime ishte te zgjidhja nje profesion qe te me siguronte te ardhmen, por mbi te gjitha ta realizoja kete ne institucionin e duhur. Prandaj zgjodha universitetin "Medikadent"!

Senati

Senati akademik është organi drejtues akademik më i lartë i cili ushtron të gjitha kompetencat që lidhen me programimin dhe koordinimin e aktiviteteve mësimore dhe të kërkimit shkencor. Senati akademik formulon politikat e zhvillimit të universitetit, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimit e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre. 

 

Senati akademik kryesohet nga Rektori dhe përbëhet nga Dekanët, Përgjegjësit e njësive bazë, Kancelari, 2 përfaqësues të trupës pedagogjike dhe një përfaqësues i trupës studentore. Senati akademik mblidhet periodikisht dhe vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.

Mandati i Senatit është 4 vjeçar. Mandati i anëtarit të Senatit Akademik merr fund me mbarimin e afatit; me dorëheqje; kur ndërpret marrëdhëniet pedagogjike, studimore apo të punës; kur mungon pa arsye në 6 seanca radhazi mbledhjesh të tij. Vendi i mbetur vakant plotësohet sipas renditjes në listën përkatëse të kandidatëve gjatë votimit për Senatin Akademik. Kur nuk ka të tillë, Rektori thërret zgjedhjet për anëtar të zgjedhur të Senatit Akademik.

Në Senatin Akademik të Universitetit MEDIKADENT bëjnë pjesë:

  1. Prof.As.Dr. Fatos Harito – Kryetar 
  2. Prof.Dr. Foto Toti
  3. Prof.Dr. Drita Totozani
  4. Prof.Dr. Ilia Mazniku
  5. Prof.As.Dr. Eleni Nastasi
  6. Dr.Shk. Asqeri Xhani
  7. Dr.Shk. Luan Nikollari
  8. Dr.Shk. Anesti Vako
  9. Msc. Luljeta Dimushi
  10. Vilma Buzo
  11. Student