Vilma Marku
Endrra ime ishte te zgjidhja nje profesion qe te me siguronte te ardhmen, por mbi te gjitha ta realizoja kete ne institucionin e duhur. Prandaj zgjodha universitetin "Medikadent"!

Futja e sistemit ECTS
Ne kuader te bashkeveprimit nderuniversitar per te ngritur kualitetin e mesimdhenies në arsimin e lartë shqiptar po i jepet përparësi dhe futjes së Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve (ECTS).
Ky sistem u ngrit nga Komisioni i BE, me qëllim që të bëjë të mundur kryerjen e procedurave të zakonshme, që sigurojnë njohjen akademike të studimeve jashtë shtetit. Ai realizon matjen dhe një mënyrë krahasimi të arritjeve të të mësuarit si dhe të transferimit të tyre, nga njëri universitet në tjetrin, duke beret e mundur nje levizje pa pengesa te studenteve per studim dhe trajnim me qellim njohjen e dyaneshme te rezultateve te arritura nga studenti.Kjo njohje nenkupton ekuivalentimin e plote te periudhes se studimeve jashte me ate ne universitetin nga ku eshte nisur studenti.
Sistemi ECTS bazohet ne perdorimin e de4tyrueshem te masave te perbashketa per vleresimin:
- nga ana sasiore te ngarkeses se studenteve, nepermjet krediteve;
- nga ana cilesore te pervetesimit te dijeve, nepermjet notave.
Kreditet e sistemit ECTS jane vlera numerike qe percaktohen per cdo lende dhe qe pasqyrojne ne menyre relative ngarkesen e plote kohore, qe I nevojitet studentit per te plotesuar detyrimet e lendes.
Sistemi ECTS realizohet nepermjet pergatitjes dhe perdorimit te tre dokumentave:
- Paketa e informacionit, qe eshte udhezues per kurset, programet, kushtet e studimit, problemet administrative, etj.
- Kerkesa e studentit ( application form ) / marreveshja per studim (learning agreement )
- Deftesa e rezultateve ( transcript of records ).
Në bazë të Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, për arsimin e lartë me kohëzgjatje të plotë, një semestër do të ketë afërsisht 30 kredite ECTS. Një vit akademik të ketë 60 kredite ECTS. Diploma universitare me kohëzgjatje tre vjeçare të studimeve të përmbajë 180 kredite. Diploma universitare me kohëzgjatje mbi tre vjet, për çdo vit më tepër do të përmbajë 60 kredite më shumë.
Kreditet konsiderohen të fituara në rastin kur studenti është vlerësuar me notë kaluese në lëndën përkatëse. Studenti kalon në vitin pasadhës, kur ai fiton 30 kredite të vitit që vazhdon studimet.
Futja e Suplementit të Diplomës
Një nga objektivat e mbledhjes së Bolonjës është njohja dhe ekuivalentimi i niveleve të studimit. Suplementi i Diplomës është një praktikE dhe konceptim i ri ne arsimin e lartë. Politika evropiane për arsimin e lartë shkon në njohjen e diplomave në BE. Suplementi i Diplomës është një dokument që i bashkëngjitet shenjës, qëllimit të diplomës së arsimit të lartë dhe provon “transparencën” ndërkombëtare dhe ndihmon në njohjen e lehtë akademike dhe profesionale të kualifikimeve (diplomës, shkallët, certifikatave etj.).
Suplementi i diplomës është përkrahur dhe mbështetur në shumë vende të Evropës, është parë si një mundësi për mobilitetin e studimeve të studentit, nga njeri vend në tjetrin dhe më pas krijimin e lehtësirave ligjore e akademike për të plotësuar studimet përmes dhënies së provimeve plotësuese dhe pajisja e kujtdo me një suplement diplome.
Me Udhëzim të veçantë të MASH, ka nisur implementimi në praktikë i “Shtojcës së diplomës”. Së bashku me diplomën studentët do të kenë edhe suplementin e diplomës që do të shoqërojë atë.
Për këtë janë hartuar:
- Modeli i shtojcës së diplomës
- Notat spjeguese për të gjitha zërat që përmban “Shtojca e diplomës”.
- Fjalori spjegues i termave.
