Lirim Ismaili

Jam ne vitin e pare ne degen Laborant i larte dentar. Nuk eshte rastesi qe jam ne Universitetin  "Medikadent", sepse ka tradite si i pari institucion jopublik i hapur per formimin e laboranteve dentare.

V.K.M

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KESHILLI I MINISTRAVE

VENDIM


Nr. 674, date 27.09.2006
Për


DHËNIEN E LEJES PËR HAPJEN E SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE, “MEDIKADENT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1, 12 e 13, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:
Dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike, “Medikadent”, në emër të shoqërisë “Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Medikadent””, shpk, e cila do ta ushtrojë këtë veprimtari në qytetin e Tiranës.
Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Medikadent”, do të formojë specialistë të lartë në 2 drejtime:

  • laborantë dentarë
  • infermierë të përgjithshëm 

Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Medikadent” do të ofrojë  ciklin e parë të studimeve universitare. Në mbarim të studimeve, shkolla e lartë universitare, jopublike, “Medikadent”, do të japë diplomë universitare në titujt: laborant dentar; infermier i përgjithshëm.
Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Medikadent” do ta fillojë veprimtarinë në vitin akademik 2006-2007 dhe do të ketë sistemin e studimeve me kohë të plotë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës të bëjë verifikimin e objektit jo më vonë se tri javë para fillimit të procesit mësimor. Çdo ndryshim në vendndodhje, stafin pedagogjik, planet dhe programet, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhet me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kryerjen e procesit të vlerësimit e të akreditimit të kurseve të studimit dhe për zbatimin e ligjshmërisë në këtë institucion.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
27/09/2006