Brunilda Mancellari
Nëse kishit kërkuar një profesion dhe një të ardhme te sigurtë,zgjidhni sot për një të ardhme neser.
Universiteti “ MEDIKADENT” - “Një e ardhme plot me dije”.

Procesi i Bolonjes
Institucionet evropiane të arsimit të lartë i jane nenshtruar revolucionit për ndërtimin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë, nëpërmjet realizimit të procesit të Bolonjës. Procesi i Bolonjës është produkt dhe vazhdimësi i nje serie konferencash Evropiane dhe një numri vendosjesh të politikave që kanë për qëllim krijimin e HEAL deri në 2010.
Etapat kryesore të procesit të Bolonjës, qe duhen përmendur, jane katër konferencat e Ministrave të Arsimit që janë mbajtur deri tani: Paris-La Sorbonne (25 Maj 1998), Bologna (19 Qershor 1999), Prague (19 maj 2001) dhe Berlin (18-19 Shtator 2003).
Premisat për procesin e Bolonjës u krijuan në Deklaratën e Paris-La Sorbonne në Harmonizimin e Arkitekturës të Sistemit të Arsimit të Lartë Evropian të nënshkruar në Maj 1998 nga Ministrat e Arsimit të katër shteteve: Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretëri e Bashkuar.
Paris - La Sorbonne përfshin tre parime:
- Lehtësimin e lëvizjes së studentëve në hapësirën evropiane dhe integrimin e tyre në tregun evropian të punës, si dhe lëvizjen e pedagogëve;
- Përmirësimin e transparencës ndërkombëtare të kurseve dhe njohjen e kualifikimeve, në kuptimin e konvergjencës graduale në drejtim të kuadrit të përbashkët të kualifikimeve dhe cikleve të studimit;
- Inkurajimi i kthimit për studimet ose vazhdimi i tyre në të njëjtin institucion ose në një institucion tjetër në të njëjtin shtet ose nëpërmjet rregullimit të lëvizjes evropiane.
Bologna , 19 Qershor 1999
Një vit më vonë (qershor 1999), u nënshkrua Deklarata e Bolonjës për një Hapësirë Europiane të Arsimit të Lartë , e cila ishte inspiruar shumë nga Deklarata e Sorbonës. Përveç aspekteve që përmban ajo, një tipar i ri ishte zgjerimi i debatit, që tani kishte 29 shtete nënshkrues ( 15 Shtete Anëtare të BE, 3 vende të EFTA-s, Irlanda, Norvegjia dhe Zvicra, si dhe 11 vendet kandidate) dhe përfshinte institucione të tilla si Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe shoqata universitetesh, rektorë dhe studentë evropianë. O bjektivat kryesore që u përcaktuan ishin :
Adoptimi i një sistemi të gradave shkencore të njohura me lehtësi dhe të krahasueshme, gjithashtu përmes Plotësimit të Diplomave, me qëllim që të nxitet aftësia për punësim e qytetarëve evropianë dhe konkurenca ndërkombëtare e sistemit evropian të arsimit të lartë.
- Adaptimi i një sistemi kryesisht të bazuar në dy cikle kryesore, universitare dhe të diplomuar me grada shkencore. Përdorimi i ciklit të dytë do të kërkojë plotësimin e sukseshëm të ciklit të parë të studimeve, që zgjat në një minimum prej tre vjetësh. Grada shkencore që jepet mbas ciklit të parë do të njihet në tregun evropian të punës si një nivel i përshtatshëm kualifikimi . Cikli i dytë do të çojë në titullin master dhe/ose doktoratë si në shumë vende Europiane.
- Vendosja e sistemit të krediteve –te tilla si sistemi ECTS - si një mjet i përshtatshëm për nxitjen e lëvizshmërisë më të gjerë të studentëve. Kreditet gjithashtu mund të përftohen dhe në kontekstin e arsimit jo-të lartë, duke përfshirë të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke siguruar që ato të njihen nga universitetet e interesuara.
- Promovimi i lëvizshmërisë duke kapërcyer pengesa drejt të ushtruarit të efektshëm të lëvizjes së lirë, me vëmendje të veçantë ndaj: studentëve (mundësi për studim, trainim dhe shërbime që lidhen me to ), për pedagogë, kërkues dhe staf administrativ, njohje e periudhave të harxhuara në konkurimet kërkimore Europiane, mësimdhënie dhe trainim, pa paragjykuar të drejtat e tyre statuore.
- Promovimi i bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë me synim zhvillimin e kritereve dhe metodologjive krahasuese.
- Promovimi i dimensioneve të nevojshme evropiane në arsimin e lartë, veçanërsht në lidhje me zhvillimin e kurrikulës, bashkëpunimit ndër-institucional, skemave të lëvizshme dhe programeve të integruara të studimit, trainimit dhe kërkimit.
Konferenca e Pragës
Në Maj 2001, u mbajt Konferenca e Pragës, e cila përfshinte të njëjtat kategori pjesëmarrësish, tani me 33 Shtete nënshkruese (pjesëtarët e rinj ishin Litenshtejn, Qipro, Kroacia dhe Turqia). Qëllimi i kësaj konference ishte të vlerësonte progresin e arritur tashmë (në mënyrë të veçantë në bazë të raporteve kombëtare) dhe identifikimi i parimeve kryesore ku duhej të drejtohej procesi i Bolonjës në vitet në vazhdim. Ndërsa konferenca e Pragës konfirmoi nevojën e vazhdimit të qëllimeve të vendosura në Deklaratën e Bolonjës, ajo megjithatë shtoi rëndësinë e tre çështjeve të veçanta.
Tre çështjet specifike të theksuara nga Konferenca e Pragës:
- Të mësuarin gjatë të gjithë jetës;
- Përfshirja e institucioneve të arsimit të lartë dhe studentëve si partnerë aktivë;
- Nevojën e rritjes së atraktivitetit (tërheqjes) së HEAL.
Konferenca e Berlinit
Në 18 - 19 Shtator 2003 ministra të arsimit dhe shkencës nga çdo vend i Evropës (përfshi Rusinë dhe Turqinë) u takuan në Berlin, për të vendosur për të ardhmen e procesit të Bolonjës, një proces që do ta transformojë arsimin e lartë në çdo vend Evropian dhe do të krijojë “Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë” në vitin 2010. Në shumicën e vendeve, kjo thuajse ka ndikuar në strukturën e përgjithshme të kualifikimeve, paraqitjen e ndryshimin e sistemit të krediteve të transferueshme me vlerësime të reja.
Në takimin më të fundit në Berlin, në Shtator 2003, 40 vende nënshkruan dokumentin, ku vendet Europiane të lëna jashtë procesit ishin vetëm Ukraina dhe Bjellorusia. Në Berlin, ministrat gjithashtu ranë dakort të zgjerojnë “sistemin me dy cikle” në “sistem me tre cikle”, duke përfshirë kështu studimet e doktoraturës si cikli i tretë në procesin e Bolonjës. Ministrat përgjegjës për arsimin e lartë në Berlin rishikuan progresin e arritur, për të shpejtuar realizimin e HEAL, dhe për të vendosur prioritete dhe objektiva të reja për vitet e ardhshme, me qëllim përmirësimin e karakteristikave sociale të saj, si dhe forcimin e kohezionit social dhe reduktimin e pabarazisë sociale dhe gjinore në nivel Evropian .
Në këtë kontekst, ministrat ripohuan qendrimin e tyre se arsimi është një e mirë publike dhe përgjegjësi publike.Universitetet si institucione legale kanë nevojë për autonomi dhe duhet të jenë të përgjegjshëm për: planifikim strategjik, percaktim të objektivave dhe prioriteteve; alokimin e fondeve; zgjedhjen e partnereve mbi bazë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, në punë kërkimore dhe në mësimdhënie; zgjedhja e fushave kërkimore; përcaktimi i kurrikulës; menaxhimi i kapitalit njerëzor, punësimi i profesorëve në veçanti; përcaktimi i regullave të pranimit për studentët.
Shqipëria më 18 Shtator 2003 Shqipëria nënshkroi zyrtarisht Deklaratën e Bolonjës, duke u bërë kështu pjesëmarrëse me të drejta të plota në një proces që ka filluar që në vitin 1999 dhe që ka si qëllim final krijimin e një HEAL. Kjo do të thotë që sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri të reformohet në bazë të standardeve të shpalluara dhe të pranuara tashmë nga vendet anëtare të procesit të Bolonjës duke e bërë atë të krahasueshëm dhe të përputhshëm me sistemet e tjera evropiane të arsimit të lartë.
MASH ka hartuar “Planin e Veprimit të MASH në bashkëpunim me Shkollat e Larta të vendit për Përafrimin e Sistemit të Arsimit të Lartë Shqiptar me atë europian sipas kërkesave të Deklaratës së Bolonjës”. Procesi është gjithëpërfshirës dhe parashikon plotësimin e detyrimeve në përputhje me kalendarin kohor të strukturave evropiane që drejtojnë procesin ku përparësi po i jepet:
- Konsolidimit të autonomisë financiare;
- Vendosjes së sistemit 3+ (1) (2) + (3);
- Realizimit të suplementit të diplomës;
- Zbatimit të kartës së studentit;
- Përmirësimit të procesit të njohjes së diplomave;
- Realizimit të reformës në kërkimin shkencor në shkollat e larta;
Vendosja e standardeve të performancës.
